Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
Dizajn modern dhe Estetik
Përveç cilësisë së produkteve, ne kujdesemi edhe për prezantimin korrekt, të detajuar dhe estetik në etiketim dhe ambalazhim. Qëllimi është të informojmë qartë dhe saktë konsumatorin mbi produktet tona dhe gjithashtu ambalazhi të jetë sa më estetik nga ana pamore për klientët tanë.
Teknologjia UHT
Trajtimi i qumështit UHT, është një proces sterilizimi me temperaturë të lartë për një kohë shumë të shkurtër.
Në rastin tonë ky proces kryhet nga paisje moderne, i cili fillon që nga heqja e aromave të padëshiruara dhe një pjese të lageshtisë, vazhdon me homogjenizimin i cili është një proces që e trajton qumështin në presion të lartë për të coptuar globulat e yndyrës dhe mbaron me sterilizimin e tij, duke garantuar sigurinë për mungesë nga çdo ngarkesë mikrobike. Homogjenizimi nën presion të lartë, copëzon globulat e yndyrës në dimensione të tilla, sa të humbin kapacitetin e bashkimit. Si pasojë e këtij procesi, ku globulat e yndyrës janë copëzuar në pjesëza shumë të vogla (më pak se 2 mikron), sigurohet një shpërndarje e njëtrajtshme e yndyrës në qumësht, i cili bëhet lehtësisht më i tretshëm nga organizmi.
Vlerat ushqyese të qumështit janë ruajtur, pasi koha e trajtimit në nxehtësi është shumë e shkurtër (1-2 sekonda).
Qumështi UHT është i paketuar në mënyrë sterile dhe me ambalazh kartoni, i kombinuar me disa shtesa të holla të plasmasit dhe aluminit, bën që qumështi të mbrohet nga drita por edhe të ruajë freskinë si në ditën e parë të prodhimit.
Cilesi e lartë e shisheve