Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
"ERZENI” zbaton masa të rrepta për të garantuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore të produkteve për konsumatorët e saj, duke filluar me kontrollin e lëndës së parë.
Çdo sasi e qumështit në hyrje, është objekt i testeve të cilësisë dhe sigurisë, duke përfshirë analiza fiziko - kimike dhe analiza mikrobiologjike. Cilësia e qumështit të pranuar dhe dërguar plotëson disa standarde të paracaktuara, ligjore dhe të brendshme të kompanisë.
Qumështi kalon përmes proceseve të ndryshme të tilla si filtrimi, seperimi, de ajrimi, homogjenizimi dhe pasterizimi, për të siguruar që ai dhe produktet prej tij janë të sigurt për konsum njerëzor.
Qëllimi ynë për këto masa, është të sigurojmë se nuk ka ndotje gjatë përpunimit ose paketimit. (tek prodhimi)
Analizat e Laboratorit
Analizat organoleptike
Provat e pergjithshme
Shija dhe Aroma
Çdo sasi qumështi, përpara hyrjes në fabrikë, kontrollohet nëse ka aroma të padëshirueshme dhe gjithashtu shija me zierje për përcaktimin e destinimit të tij.
Qumështi që ka shmangie në ngjyrë, aromë, pH, nga qumështi normal merr një klasifikim cilësie më të ulët dhe në rastet kur është i pa pranueshëm për prodhim, kthehet tek furnitori.
Inspektimi Antibiotik
Kontrolli për prezencë të antibiotikëve
Çdo sasi qumështi, i nënshtrohet kontrollit me teste të shpejta për verifikimin e prezencës së antibiotikëve. Qumështi me prezencë antibiotikësh, nuk pranohet për përpunim.
Provat Kimike
Kontrolli për Aflatoksinat
Me grafik, kryhen periodikisht analiza për përcaktimin e aflatoksinës M1 në qumësht. Nëse vlera është mbi normën e lejuar, njoftohen fermerët të marrin masa për rregullimin e parametrave të këtij treguesi, ndërsa qumështi nuk pranohet.
Provat Fizike
Prova e mbetjeve (sedimenti)
Kontrollohet filtri shpesh herë nëse ka mbajtur papastërti që shihen me sy. Kontrollohet fundi i depozitave dhe fuçive për papastërti të mundshme dhe nxirren përfundime për cilësinë e filtrimit paraprak nga fermerët dhe grumbulluesi.
Provat Kimike
Matja e vleres pH
Matja e pH, është një tregues shumë i rëndësishëm në industrinë e qumështit. Matja e tij kryhet për çdo kontenier qumështi përpara se të hyjë në prodhim.
Analizat Qelizore
Microbial Analysis & Somatic Cells checks
Periodikisht kryhen analiza mikrobiologjike për përcaktimin e ngarkesës së përgjithshme mikrobike dhe numërimi i qelizave somatike.
Physical & Chemical
Analizat fiziko-kimike të qumështit
Nga pajisja e pranimit del mostra përfaqësuese e çdo makine që shkarkohet. Mostra merret dhe analizohet në laborator. Parametrat që maten janë: yndyra, lënda e thatë, densiteti, proteina, laktoza dhe uji.
Gjithashtu, qumështi kontrollohet edhe për praninë e shtesave dhe falsifikimeve të ndryshme. Pas kryerjes së analizave të mësipërme dhe pranimit të qumështit, përcaktohet edhe destinacioni se ku do përdoret ai.