Kemi ngritur në zonat më të largëta afër fermerëve pika për grumbullimin e qumështit, me qëllim rritjen e sasive të tij, por edhe ta ftohim sa më shpejt, pasi fermerët nuk e kanë këtë mundësi. Pikat e grumbullimit, janë të pajisura me analizator dhe teste të shpejta për kontrollin e qumështit dhe plotësojnë kushtet e nevojshme higjeno-sanitare.
Gjithashtu kanë tanke ftohës në mënyrë që qumështi i grumbulluar, të ftohet menjëherë dhe të ruhet në temperaturën e duhur deri në momentin që do të dërgohet për përpunim në fabrikë.